Vrasja në Tiranë/ Dëshmitarët: Autori i pamaskuar, e pyeti për emrin dhe e qëlloi

May 2, 2016 | 8:28
SHPËRNDAJE

Elton Çiça ka qenë duke pirë kafe mbrëmjen e djeshme me një oficer policie, në një lokal pranë stadiumit “Selman Stermasi”, në Tiranë, teksa u ekzekutua me armë zjarri dhe gjeti vdekjen.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja
Vendi ku ka ndodhur ngjarja

Sipas dëshmitarëve, rreth orës 22:15, një person i pamaskuar është drejtuar te tavolina ku ai ndodhej.

Pasi e ka pyetur për emrin, e ka qëlluar dy herë me armë zjarri në kokë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se pasi ka dalë nga lokali, ai është larguar me një makinë nga vendi i ngjarjes.

“U konstatua se te lokal ‘De Niro’ ishte plagosur me armë zjarri shtetasi Elton Çiça. I plagosuri është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital, por me gjithë ndihmën e dhënë ai ka ndërruar jetë”, tha mbrëmë Policia e Tiranës.

Policia ka dyshime të arsyeshme se ngjarja është kryer për hakmarrje dhe kjo është pista kryesore e hetimit. Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Nga të dhënat e para hetimore, rezulton që viktima Elton Çiça, 36 vjeç, është një nga djemtë e çiftit të moshuar që u grabitën më 31 mars të vitit 2015 në Tepelenë. Çiça ishte betuar që do të hakmerrej ndaj 4 autorëve që dhunuan prindërit e tij.

ETLEVA DELIA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura