Vrasja në Shkodër/ Shpallet në kërkim autori i dyshuar, takimi tek varrezat dhe telefonata me viktimën

Dec 18, 2017 | 9:36
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës, ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme ku ka mbetur një person i vdekur.

Sipas policisë është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

auto_Screenshot_171513513140-640x1188

Njoftimi i policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 17.12.2017, ku mbetur i vrarë shtetasi A. Sh., 35 vjeç, banues në Pulaj, Velipojë, Shkodër

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore, dhe operative, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim si autor i dyshuar i shtetasit:

A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pog, Shkodër, i cili ka qënë me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, ku vuan denimin për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, për veprën penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti për shkak të një borxhi që autori i dyshuar A. K., i ka patur viktimës A. Sh.

Autori ka pas një komunikim me telefon me viktimën dhe janë takuar tek varrezat e Stom Golemit, ku shtetasi A. K. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. Sh. i cili ndodhej në automjetin e tij, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po punohet intensivisht për përcaktimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasje me paramendim “ e “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve  dhe  municioneve luftarake  “ parashikuar nga nenet 78 e 278/2 i Kodit Penal

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura