Vrasja në Shkodër/ Kryebashkiakja Ademi mesazh Ramës: Mjaft më! Ju mbani përgjegjësi për këtë që po ndodh!

Sep 1, 2018 | 18:31
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi shpreh publikisht shqetësim lidhur me ngjarjet e ditëve të fundit kriminale në Shkodër, që kanë sjellë disa viktima. E fundit ishte vrasja e Arjan Verracakut, 30-vjeçarit i cili u gjet i ekzekutuar me arme zjarri këtë të shtunë.

Ademi - Reagimi pas vrasjes ne Shkdoer

“Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin. Në më pak se tre muaj janë 6 të vrarë dhe dy persona të zhdukur në territorin e Bashkisë së Shkodrës. Ankthi për jetën dhe të nesërmen po zbret frikshëm në këtë rajon”, shprehet Ademi, ndërsa një mesazh e ka edhe për Kryeministrin Edi Rama:

“Si nënë, motër, grua, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës i drejtohem kryeministrit të Shqipërisë, e Qeverise: Mjaft më! Ju mbani përgjegjësi për këtë që po ndodh”!

“U drejtohem të gjitha forcave politike, deputetëve e medias, përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri: Ju s’mund të qëndroni indiferent! Askush nuk mund të qëndrojë indiferent! Për fëmijët dhe familjet tona, për të ardhmen tonë e të Shkodrës tonë! Shkodra nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë kjo e tre muajve të fundit, nuk duhet ta lëmë të hyjë në një rrugë pa kthim”, përfundon mesazhi i kryetares së Bashkisë Shkodër.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura