Vrasja në Sarandë/ Gjendet makina, dyshohet e autorit. 19 të shoqëruar

Feb 13, 2016 | 11:03
SHPËRNDAJE

Policia zbardh detaje rreth vrasjes së ndodhur gjatë natës në Sarandë. Sipas hetimeve ka rezultuar se shtetasi P.Sh. 44 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur, u qëllua nga grabitësi, ndërkohë që ai ishte duke u larguar, pasi kishte marrë e vete edhe 10 mijë lekë te rinj nga lokali.

Policia njofton se eshte lajmëruar për ngjarjen rreth ores 03:00, se në fshatin Shkallë është vrarë me armë zjarri një person.

skene krimi

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ku nga  hetimet paraprake ka rezultuar se një person i paidentifikuar ka shkuar për të vjedhur në lokalin e shtetasit: A. B. në dalje të fshatit Shkallë.

“Pronari i lokalit që ka edhe banesen ngjitur me lokalin ka dëgjuar se dikush ka hyrë në lokalin e tij dhe ka njoftuar një bashkëfshatarin e tij për ndihmë, shtetasin P.Sh. Gjatë momentit që bashkëfshatari po shkonte për ndihmë, personi i paidentifikuar ka qenë duke u larguar nga lokali nga ku kishte marre rreth 10,000 lekë të rinj (monedha) dhe në anën e pasme të lokalit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin: P.Sh. 44 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur”- njofton policia.

Autori i ngjarjes është larguar menjëhere pas kryerjes së krimit. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor si dhe janë ngritur postoblloqe për kapjen e autorit.

Deri më tani, Policia ka shoqëruar 19 persona (si të dushuarit kryesorë në atë zonë) si dhe është bllokuar një automjet i cili mendohet se mund të ketë lidhje me autorin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura