“Vrasja në Rabije të Memaliajt ‘kundërmon erë Kanabisi dhe jo shije uji’!”

Sep 9, 2018 | 10:23
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar edhe sot në lidhje me vrasjen e ndodhur pak ditë më parë në Memaliaj të Tepelenës, ku u ekzekutua një që dyshohet se ishte informator i Policisë për kanabisin.

Shehu në ragimin e tij në Facebook, ndër të tjera shkruan: Dhe dicka per Policine: A nuk duhet te sqarohet menjehere se cfare denoncimesh per kultivimin e kanabisit, kur, ku, si, sa here, prej sa kohe, ndaj kujt, ne cfare statusi, i ndjeri ka bere prane saj, ashtu si qartesisht konfirmojne jo vetem familjaret e afert te tij? A ka akuzuar ai si te perfshire per kete edhe punonjes te policise me emra, etj?

tritan shehu

Reagimi i plotë

Vrasja ne Rabije te Memaliajt “kundermon ere Kanabisi dhe jo shije uji”!

Mbasi po lexoj per “variantin e verdiktin e arritur ne kohe reale” nga Policia ndaj ketij krimi, dua tju pyes juve, miqte e mi:

Vertet e besoni ”variantin” policor se i ndjeri Alket u vra aty ne token e tij, vetem per nje “vije uji” nga ata te dy babe e bir, qe erdhen qe nga “Saranda te armatosur” per ta qelluar per kete, ndersa i qete ai po kulloste bagetine?!

A nuk ju duket kontradiktore kjo me faktin, qe vrasja perkon pikerisht me periudhen kur viktima kishte denoncuar ne Policine lokale e ne Qender, per siperfaqet me kanabis te mbjella aty se fundmi!?

Koincidence e cuditeshme, vecanerisht duke pasur parasysh qe ai “konflikt pronesie per ujin” ishte i vjeter, vitesh dhe vrasja nuk ka ndodhur ne zenie e siper, por befasisht.

Dhe dicka per Policine: A nuk duhet te sqarohet menjehere se cfare denoncimesh per kultivimin e kanabisit, kur, ku, si, sa here, prej sa kohe, ndaj kujt, ne cfare statusi, i ndjeri ka bere prane saj, ashtu si qartesisht konfirmojne jo vetem familjaret e afert te tij? A ka akuzuar ai si te perfshire per kete edhe punonjes te policise me emra, etj?

E di qe ceshtja eshte nen hetim, por disa koincidenca te cuditeshme, “rezultate e konkluzione” te rrufeshme te Policise, sikur dikush e priste ate vrasje, kontradikta per kete ngjarje etj, me detyrojne te shpreh keto rezerva edhe per te ndihmuar hetimet, qofte si deputet i asaj zone.

Po per denoncimet me emer e mbiemer te realizuara keto dite edhe ne media nga banoret e atyshem ndaj perfshirjes direkte te drejtuesve te policise ne kultivimin e kanabisit me 2015-17, elemente qe dhe une i kam ngritur prej kohesh, a do te kete me se fundmi ndonje pergjigje nga ajo apo reagim nga Prokuroria?

Tashti per tashti gjithesecili mund te beje analizat e tij, me tej shpresoj te kete konkluzione te qarta te drejtesise, por dua ta them, mua me “vjen me shumice ere kanabis” ne kete krim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura