Vrasja në Përmet pas debatit për kullotën, autori krushqi me viktimën

Jul 25, 2016 | 20:25
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një i ri ka ngelur i pajetë pas një konflikti të çastit mes tij dhe një 65-vjeçari në Këlcyrë.

vrasje_3

Sipas të dhënave nga Policia e Përmetit, bëhet e ditur se, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e drekës së të hënës në fshatin Topojan.

Viktimë ka mbetur Elidjan Pashaj 28-vjeç. Ky i fundit, është ekzekutuar me një armë gjahu nga Kujtim Bejollari 65-vjeç, banor i Durrësit.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se shkak i konfliktit ka qenë debati për një kullotë, ndërsa autori dhe viktima kanë edhe në një lidhje krushqie.

I riu ka humbur jetën sapo është qëlluar me armën e gjahut ndërkohë që kanë qenë banorët e fshatit ata që njoftuan Policinë e Këlcyrës. /P.N/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura