Vrasja në parking, prokuroria çon në gjyq 4 persona

Feb 23, 2016 | 14:01
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, të akuzuar për “vrasje me paramendim”, “prodhim dhe mbajtje e armëve pa leje”, si edhe për “plagosje me dashje”.

Këta persona konsiderohen përgjegjës për vrasjen e shtetasit Enton Nikaj, si edhe plagosjen lehtë të shtetasit Ismet Gaxherri, ngjarje e ndodhur në periferi të Tiranës në dt. 11.11.2015.

enton-nikaj

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzat për shtetasit:

  1. Emiljano Tasho akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me dhunë” dhe  “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
  2. Ervis Martinaj akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”, kryer ne bashkpunim
  3. Bujar Hasani akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkpunim,”Plagosja e lehte me dashje” kryer ne bashkpunim  parashikuar si dhe Prodhimi  mbajtja pa leje e armeve luftarake
  4. Mirsad Kuçana akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkpunim, ”Plagosja e lehte me dashje” kryer ne bashkpunim  parashikuar si dhe Prodhimi  mbajtja pa leje e armeve luftarake”.

Po ashtu, Prokuroria e Tiranës akuzohen edhe shtetasin:

  1. Erjon Biraçi për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar e provuar se shtetasit Martinaj, Tasho, Hasani dhe Kuçana janë përplasur fillimisht fizikisht me shtetasit Enton Nikaj dhe Ismet Gaxherri, në parkingun e lokalit në pronësi të Gaxherrit.

Gjatë konfliktit, disa prej agresorëve kanë nxjerrë armë pistoletë dhe, në përleshje e sipër, ka mbetur i vdekur me plumb pistolete shtetasi Nikaj.

Prokuroria e Tiranës ka krijuar dinamikën e ngjarjes, nga e cila ka rezultuar se plumbi që i ka marrë jetën Enton Nikajt është qëlluar nga arma që mbante në duar i pandehuri Emiljano Tasho.

Ndërkohë, shtetasi Tasho akuzohet edhe për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”, ngjarje e ndodhur në datë 30.ë.2015, ku ai ka vjedhur me përdorimin e armës pistoletë shumën prej 220 mijë lekësh në një lokal lojëra fati në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë.

Për ngjarjen e vjedhjes me dhunë, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e përkrahjes së autorit të krimit për shtetasin Erjon Biraçi, pasi ka rezultuar se ai ka qenë nën shoqërinë e Tashos gjatë vjedhjes me dhunë që ky i fundit ka kryer në lokalin e lojërave të fatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura