Vrasja në Memaliaj, reagon deputeti i PD: Jeta e qytetarëve në rrezik, “shteti ka rënë”

SHPËRNDAJE

Pas lajmit për ekzekutimin me plumb në kokë të një të riu në Memaliaj, i cili thuhet se pak ditë më parë kishte denoncuar në Polici për një parcelë kanabisi, ka reaguar deputeti i PD i këtij qarku, Tritan Sheu.

Në një postim të bërë në Facebook, Shehu thotë se qytetarët që i kundërvihen krimit, e kanë jetën në rrezik.

Më tej ai akuzon strukturat e policisë që nuk i ofruan mbrojtjen e nevojshme pas denoncimit, duke shuar më tej se ky krim tregon se shteti ka rënë.WhatsApp Image 2018-09-06 at 19.06.48

Reagimi i plotë:

Si Deputet i Qarkut te Gjirokastres jam i shokuar nga vrasja makabre ne Rabije te Memaliajt e shkaqet e saj, qe tashme i gjen kudo te publikuara.
Nje vrasje kjo e parapregatitur, e organizuar dhe e realizuar me snajper nga nje dore “profesionale”.
Ky makabritet tregon se jeta e cdo qytetari, e cdo kujt qe perpiqet t’i kundervihet sado pak kriminalitetit, eshte ne rrezik!
Alket Muhaj, sipas te gjitha burimeve, ka denoncuar ne Polici mbjelljen e Kanabisit e perfshirjen ne kete veper kriminale edhe te punonjesve te saj.
Ne vend qe te merte mbrojtjen e domosdoshme nga Policia, ai ju “dorezua” vdekjes.
Ky krim therret: “Shteti ka rene perfundimisht”!
Ngushellimet me te sinqerta familjes, bashkefshatareve te tij, duke i garantuar per vendosmerine dhe qendresen ne luften me drogen, krimin, antishtetin, per te rivendosur te drejten, ligjin e vlerat.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakVetingu në politikë/ Balla i përgjigjet Spahos: I dashur Mondi, Kryeministri më ngarkoi të komunikoj nesër me ty...
Artikulli tjetërSkandali në Komisariatin e Gramshit, oficeri i merr para qytetarit duke i bërë presion

S'KA KOMENTE

Comments are closed.