Vrasja në Maliq/ Policia jep detaje: Konflikti për motive të dobëta! Autori është dërguar në spital për ndihmë mjekësore

Aug 8, 2022 | 22:37
SHPËRNDAJE

Policia e Korçës ka dhënë njoftimin zyrtar mbi konfliktin mes dy personave në fshatin Rrëmbec të Maliqit, e cila përfundoi me vrasjen e njërit prej tyre.

Blutë e Korçës bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë shtetasit Nesto Sotiri dhe Velo Hazisllari.

Velo Hazisllari ka goditur me thikë bashkëfshatarin e tij, Nesti Sotirin i cili edhe pse u dërgua në spitalin e Korçës, nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Edhe Velo Hazisllari aktualisht është shtruar në Spital për shkak të dëmtimeve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të konfliktit.

Sipas policisë, sherri ka nisur për motive të dobëta, ku Panorama.al mëson se prej vitesh, dy fqinjët kanë pasur konflikte.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura