Vrasja në Linzë/ Prokuroria kërkon 116 vjet burg për 5 të akuzuarit

Apr 28, 2016 | 14:23
SHPËRNDAJE

Plot 116 vitesh burgim ka kërkuar prokuroria e Tiranës për 5 të pandehurit e akuzuar për “vrasje me paramendim”, në bashkëpunim te shtetasit Enton Nikaj, në restorant në Dajt.

enton-nikaj
Viktima Nikaj

Pas hetimeve, organi i akuzës ka lexuar sot pretencën për vitet e burgut që kërkon për secilin prej të akuzuarve.

Personi ne rreth, ish-efektivi i policise,
Personi ne rreth, Mirsad Kurcana, ish-efektiv i policise

Ngjarja ndodhi 11 nëtor 2015 tek lokal “Muraga”, në zonën e Linzës, kur Nikaj u vra me armë në kokë.

Emiljano Tasho, ne gjyq, kur pranoi vrasjen e Nikajt
Emiljano Tasho, ne gjyq, kur pranoi vrasjen e Nikajt

Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit në rast se shpallen fajtorë nga gjykata.

Dënimet që kërkon Prokuroria

1.    Emiljano Tasho, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 35 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Vjedhja me dhunë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake…”; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

2.   Bujar Hasani, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë, të dënohet me 28 vjet burgim,për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake…”; dhe “Kanosje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

3.     Mirsad Kuçana, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 28 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake…”; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

4.   Ervis Martinaj, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë, të dënohet me 25 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës kërkon edhe:

5.      Erjon Biraçi, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 5 vjet                 burgim, për akuzën: ““Përkrahja e autorit të krimit”.

NGJARJA

Nga hetimet rezulton se shtetasit e dëmtuar, konkretisht viktima Enton Nikaj dhe Ismet Gaxherri, kanë hyrë në parkimin e lokal “M….”, në Linzë, mesditën e së premtes. Sapo kanë parkuar makinën, me të cilin kishin udhëtuar nga Tirana në drejtim të Linzës, janë drejtuar për në hyrjen e brendshme të restorantit. Pak para hyrjes, para këmbëve të tyre ka ndaluar automjeti tip Mercedez, nga i cili kanë zbritur katër persona. Nga ana e autoriteteve gjyqësore janë krijuar dyshime të arsyeshme se cilët janë këta persona që kanë zbritur nga mjeti.

Menjëherë, ndërmjet personave të dëmtuar nga ky konflikt dhe personave që kanë zbritur nga mjeti Mercedez ka pasur një shkëmbim bisede, e cila duket se ka qenë e tensionuar. Pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh, njëri prej personave që ka zbritur nga mjeti ka nisur të godasë me grushta shtetasin Enton Nikaj. Në këtë moment, dy prej shoqëruesve të agresorit kanë mbajtur në duar mjete, të cilat krijojnë dyshimin se janë objekte luftarake, tip pistoletë.

Në këtë moment, ka ndërhyrë me qëllim për t’i ndarë shtetasi Ismet Gaxherri, i cili shoqëronte viktimën e mëvonshme, Enton Nikaj. Menjëherë, personat agresorë kanë goditur me pjesën fundore të pistoletës, shtetasin Gaxherri, i cili është rrëzuar në tokë, i gjakosur. Më pas, veprimet e dhunshme kanë vijuar mbi shtetasin Enton Nikaj. Brenda pak çasteve, agresorët kanë hipur në mjet, ndërkohë që shtetasi Nikaj ka qenë i shtrirë në tokë, i qëlluar me armë zjarri në pjesën e qafës, i cili kishte pësuar vdekje të menjëhershme.

Në vijim të dinamikës, disa persona që gjendeshin në atë moment në vendin e ngjarjes kanë tentuar të afrohen për të shuar konfliktin, si edhe për t’i dhënë ndihmën personit të shtrirë në tokë, por njëri prej personave agresorë, i ka bllokuar, duke i frikësuar me armë. Ky person, pasi ka hipur në mjetin me të cilin kishin ardhur, ka dalë sërish, në kërkim të një objekti në tokë (ka dyshime se po kërkonte gëzhojën e plumbit me të cilin ishte qëlluar viktima Nikaj).

Në pak çaste ka kërkuar për këtë objekt dhe, pasi nuk e ka gjetur, ka hipur sërish në mjet, ku gjendeshin edhe tre personat e tjerë që kishin zbritur fillimisht me të, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga veprimet e policisë gjyqësore, si edhe nga aktet e deritanishme hetimore, rezulton se të dyshuar për këtë ngjarje janë shtetasit: Mirsad Kuçana, Emiljano Tashi (aktualisht të arrestuar), si edhe persona të tjerë, për të cilët po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale.

Ndërkohë, po vijohet me hetimin për të saktësuar plotësisht motivin e kësaj ngjarje.


Fotot e fundit te vrasjes ne Dajt by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura