Vrasja në Kamëz, reagon ashpër ish- kryeministri: Dështim i narkopolicisë, lidhjet me drogën…

Apr 26, 2018 | 20:05
SHPËRNDAJE

Pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku humbi jetën Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, pasi dy persona tentuan t’u grabisin dyqanin, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve ndërsa dënon ashpër qeverinë dhe policinë, për dështimin në garantimin e rendit dhe sigurisë së jetës së qytetarëve.31301987_996353927192181_4126628385000521728_n

Postimi i plote: 

Maskat vrasin e plaçkisin perseri. Ato bejne ligjin!

Te dashur miq, nje qytetar, nje prind, baba, bashkeshort, nje hero i vertet i familjes se tij, Agim Buci u ekzekutua mbreme nga maskat ne mbrojtje te biznesit te tij.
Bashkeshortja e tij u plagos rende.
Kjo ngjarje tronditi thelle qytetin e Kamzes dhe Tiranen!

Duk shprehur dhimbjen, solidaritetin dhe ngushellimet me te sinqerta familjes Buci per kete humbje tragjike te pakompensueshme dhe uruar sherim te shpejte zonjes Buci, denoj dhe nje here me ashpersine me te madhe qeverine e droges dhe krimit ne teresi dhe Fatzi Xhafen ne veçanti, per lidhjet e tyre me krimin dhe per deshtimin e plote te narkopolicisr se shtetit ne garantimin e rendit dhe sigurise se jetes te qytetareve. sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura