Vrasja në ish Bllok/ Gjykata vendos 30 ditë afat për Prokurorinë: Të sigurohen prova për Ervis Martinajn – (Video)

Nov 4, 2018 | 11:52
SHPËRNDAJE

Ervis Martinaj

Ervis Martinaj, biznesmeni i cili u përfshi në konfliktin në zonën e Ish Bllokut, me të fejuarin e Elvana Gjatës, Ervin Matën, do të qëndrojë në qeli deri në 4 dhjetor.

Gjykata vendosi sot që ti japë prokurorisë edhe 30 ditë kohë, për të siguruar provat kundër Martinajt.

Gjyqtari, Artan Gjermani tha sot gjatë leximit të vendimit se Prokuroria ka ngritur ndaj Martinajt 5 akuza, nga “vrasja me paramendim”, “pastrim i parave dhe “organizim i llotarive të palejuara” etj,

Por për gjyqtarin dy nga provat e prokurorisë, ajo e përgjimeve telefonik dhe pretendimet për shenja të qitjes me armë zjarrin, nuk janë të sakta.

“Në gjykim u saktësua se rezultati i aktit nr 10/ 535 datë 6/10/2018, ekspertim kimik për faktorët plotësues të qitjes në fytyrën dhe duart e Ervis Martinaj, dhe rezultati ishte se në duar dhe fytyrë nuk u evidentuan gjurmë të qitjes me armë zjarri.

Kjo gjykatë konstaton se në spitalin e Traumës i është gjetur Ervis Martinajt, një iphone-X, me numër i-mei tre shifrat e fundit, 587. Nga këqyrja, është përfituar kjo e dhënë në rrjetin Telegram, në datën 4/10/2018.

Gjykata konstaton faktin se numri i imeit të aparatit telefonik të sekuestruar Ervis Martinajt, dhe numri i imeit të objekt ekspertimit nuk përputhet me një shifër. Ajo që relatohet nga akuza mbyllet me numrin 0 ndërsa ajo që parashtrohet nga eksperti mbyllet me numrin 7”, tha gjyqtari.

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018 në brendësi të lokalit Monopol nga shkëmbimi i zjarrit pas konfliktit të nisur mes grupit të Martinajt dhe grupit të Ervin Matës se dikush ngacmoi Elvana Gjatën mbeti viktimë Fabio Gaxha dhe u plagos vetë Martini dhe shoku i tij Elio Hoti. Aktualisht për këtë ngjarje janë 5 persona në kërkim nisur me Ervin Matën komandon Merviol Billo, Fabio Alushin, Aksel Boshnjakun dhe në kërkim policor vetë këngtarja Gjata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura