Vrasja në Greqi, publikohet foto e pancensuruar e “kasapit” shqiptar, ja ku po kryhen kërkime për kapjen e tij

Oct 19, 2020 | 10:27
SHPËRNDAJE

Mediat greke kanë publikuar të plotë foton e 45-vjeçarit shqiptar që vrau me hanxhar ishtë dashurën Fotini Svitlana dhe partnerin e saj të ri grek, 42-vjeçarin Ioannis Zonitsas, me profesion farmacist në Loutraki.

nikos

Viktimat ishin takuar vetëm dy javë më parë dhe fundjavën e kaluar ishte hera e parë që ata do të kalonin së bashku në shtëpinë e saj të verës në Flampouro, Korinth, por që për fat të keq ishte dhe e fundit.

I identifikuar me emrin Nikos, shqiptari dyshohet që të ketë kaluar ilegalisht në Shqipëri pas krimit makabër, pasi nga të dhënat zyrtare në stacionet kufitare nuk figuron emri në sistem.

Profili i shqiptarit

45-vjeçari, shqiptar, mësohet se ioshte arrestuar në 2014 për grabitje dhe do të lihej i lirë tre vite më pas, në 2017, duke shfrytëzuar  dispozitat e atëhershme të favorshme të ligjit.

Prej asaj kohe, ai jetonte në një apartament në Moschato dhe çdo ditë të parë të muajit duhej të paraqitet në stacionin e policisë. Por tashmë prej një jave ai figuron i zhdukur.

Policia greke e kërkoi  kërkoi kudo, por “kasapi” nuk gjendet askund. Ishte sikur toka u hap dhe e pëpiu. Ndoshta, thotë policia, gjatë 17 orëve që kaluan derisa u zbulua vrasja e dyfishtë, 45-vjeçari mund të jetë larguar në Shqipëri.

Njohja e çiftit

Nënë e një vajzë 20 vjeçare dhe e divorcuar nga babai i vajzës, një biznesmen grek në Mykonos, Fotini do të njihej me shqiptarin në fillim të këtij viti, që për fat të keq u bë dhe vrasësi i saj.

Marrëdhënia e saj me 45-vjeçarin Nikos që nga javët e para ishte e stuhishme. Marrëdhënia e tyre është shoqëruar me tensione dhe debate të përditshme, por edhe dhunë.

E ndërsa pak e dinin se çfarë po kalonte me Nikos, 43-vjeçarja po përparonte me planet e saj të biznesit: ajo bleu një tokë dhe filloi ndërtimin e një vile luksoze buzë liqenit në Loutraki.  Në fillim të verës, ajo e kishte vizituar atë së bashku me shqiptarin 45-vjeçar.

Nikos, i verbuar nga pasioni dhe dashuria e pakontrollueshme, nuk pranoi kurrë që ajo ta refuzonte dhe të mos e donte më. “Ose unë ose askush …” mësohet ti ketë thënë 45-vjeçari.

Por kjo “dashuri e sëmurë” do të mbyllej dhe me fundin fatal, dy viktima dhe një i arratisur kushedi se ku…

loutraki-main3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura