Vrasja në Fllakë/ Zbulohen detaje të reja nga konflikti i Brashës në Britani

Feb 12, 2016 | 16:51
SHPËRNDAJE

Detaje të tjera janë zbuluar nga konflikti i viktimës, Xhevahir Brasha në Britani, ku i preu veshin një bashkëfshatari nga Hasi.

brashaKështu, sipas burimeve, Xhevahir Brasha dhe një shok i tij u përplasën pak vite më parë në Londër me një bashkëfshatarin e tyre, me të cilin u konfliktuan dhe më pas i prenë veshin.

Por, pak ditë pasi i kishin prerë veshin, bashkëshortja e të lënduarit dështoi fëmijën. Gjithashtu, disa muaj më pas, shokut me të cilin ndodhej Brasha në momentin që i prenë veshin bashkëfshatarit të tyre, i vendosin minë antitank në objektin në ndërtim e sipër, që zotërohej nga ai, po në Fllakë.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se personat e palës tjetër janë identifikuar nga policia dhe po punohet për t’i shoqëruar dhe për t’i marrë në pyetje.

Mësohet se një pjesë e të afërmve të palës tjetër, të cilët jetojnë në Fllakë, janë shoqëruar nga Policia e Durrësit. Ndërkohë, vijojnë hetimet edhe në pista të tjera.

Në vrasjen e Xhevahir Brashës, policia nuk përjashton mundësinë që të jenë përdorur vrasës me pagesë. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se për zbardhjen e plotë të ngjarjes do të bashkëpunohet dhe me autoritet policore britanike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura