Vrasja në Fllakë/ Zbardhet pista e dytë e hetimeve të Prokurorisë

Feb 12, 2016 | 20:09
SHPËRNDAJE

Vrasja në Fllakë, prej dy ditësh ka mbetur ende pa emra konkretë autorësh. Teksa Prokuroria e Durrësit është duke hetuar pistën e hakmarrjes së mundshme për shkak të konflikteve të viktimës Xhevahir Brasha në Londër, në horizont del edhe një pistë e dytë.

brashaBëhet fjalë për pistën e larjeve të hesapeve. Deri më tani është shkruar nga “Panorama” se hetimi është përqendruar në të shkuarën e Xhevahir Brashës, i vrarë më 10 shkurt në mjetin e tij me 13 plumba, shumë pranë shtëpisë.

Rezulton se Brasha ka patur një konflikt me një bashkëfshatar nga Hasi, të cilit i ka prerë edhe veshin në Londër, në bashkëpunim me një mikun e tij.

Mirëpo, tashmë ka nisur të hetohet, përveç pistës së hakmarrjes, edhe ajo e larjeve të hesapeve. Deri tani, dihet me siguri se atentati ndaj tij u porosit në Londër, dhe hetimet janë përqendruar atje.

Tashmë, viktima po hetohet edhe për të shkuarën e tij dhe lidhjen e mundshme me aktivitetet kriminale.

Në këtë prizëm, dyshohet se ai mund të jetë vrarë për një larje hesapesh për aktivitetet kriminale.

Mirëpo, burime brenda Prokurorisë së Durrësit, nuk e saktësojnë natyrën e aktiviteteve kriminale me të cilat dyshohet se është marrë viktima.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura