Vrasja në Fllakë, Policia e Durrësit zbardh detaje për ngjarjen

Feb 10, 2016 | 21:04
SHPËRNDAJE

Policia ka zbardhur vrasjen në Flllakë, të ndodhur ditën e sotme, ku një person u vra në një atentat pranë shtëpisë.

12674377_10208287638809694_420118791_n
Pamje nga Spitali Rajonal i Durresit

Sipas Policisë, viktima është Xhevahir Brasha, 42 vjeç me origjinë nga Hasi dhe banues në Fllakë të Durrësit. Policia thotë se Brasha u qëllua nga persona të paidentifikuar me dy plumba në trup.

Po kështu, sipas policisë, ai u gjet i gjallë nga familjarët, por ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit.

“Më date 10.02.2016, rreth orës 19:30, është plagosur me armë zjarri, në hyrje të banesës së tij,pranë Mbikalimit të Fllakës, shtetasi: Xhevahir Brasha 42 vjeç.

Për pasojë, shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, shkruan deklarata e Policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura