Vrasja në Fllakë, flet daja i viktimës: Sapo ishte kthyer nga Britania

Feb 10, 2016 | 20:31
SHPËRNDAJE

Daja i Agim Cakës, 41-vjeçarit të gjetur të vrarë me dy plumba në një kanal te Mbikalimi i Fllakës në Durrës ka folur për ngjarjen për “News 24”.

policiaAi thotë se Agim Caka jetonte me familjen në zonën e njohur si “4 Rrugët e Fllakës”. Sipas tij, ai ishte emigrant në Britani dhe kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Londra për në Shqipëri.

Caka u gjet nga familjarët ditën e sotme i vrarë në një kanal te Mbikalimi i Fllakës dhe u dërgua i vdekur në spital. Agim Caka ishte me origjinë nga Hasi dhe njihej edhe me emrin Xhevahir Brasha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura