Vrasja në Fllakë e emigrantit, policia: U qëllua 13 herë brenda në makinë

Feb 11, 2016 | 10:25
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja sot në lidhje me ekzekutimin e djeshëm në Fllakë të një emigranti të sapo kthyer nga Anglia, që u vra në pritë pranë banesës.

Mësohet se 42-vjeçari Agim Cara, është qëlluar brenda automjetit tip Benz me targa AA 295 LA nga persona të paidentifikuar, kur po kthehej në shtëpi.

Xhevahir Brasha, i njohur ndryshe edhe me emrin Agim Caka
Xhevahir Brasha, i njohur ndryshe edhe me emrin Agim Caka

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes u gjetën 13 gëzhoja.

Nga këto, 42-vjeçarin e kishin prekur 8 plumba.

Ai u gjet nga familjarët i rrëzuar në një kanal pranë banesës.

Deri tani janë shoqëruar rreth 30 persona për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura