Vrasja në Fllakë/ Dyshime se vrasësit janë nga Kosova dhe të paguar

Feb 12, 2016 | 18:10
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Durrësit dyshon se vrasjen e Xhevahir Bashës, më 10 shkurt në Fllakë e kanë kryer disa persona që dyshohet se kanë ardhur nga Kosova.

Xhevahir Brasha, i njohur ndryshe edhe me emrin Agim Caka
Xhevahir Brasha, i njohur ndryshe edhe me emrin Agim Caka

Xhevahir Brasha, 42-vjeçar, u vra në automjetin e tij me 13 plumba pak metra para shtëpisë, nga persona që ende nuk janë identifikuar.

Por nisur nga konflikti i hershëm në Londër, Brasha me një mikun e tij i prenë veshin një personi nga Hasi, Prokuroria dyshon se vrasja e Brashës është porositur në Kosovë.

Edhe vetë viktima kishte lidhje në Kosovë. Ai kishte marrë identitetin e burrit të motrës, 20 vjet më parë, për të ikur emigrant në Britani, pasi në atë kohë, vendet e Europës pranonin refugjatë lufte nga Kosova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura