Vrasja në Durrës/ Jurgen Kurti i shpëtoi sërish burgut, ç’tha në Polici për Agim Arapin

Apr 13, 2017 | 11:53
SHPËRNDAJE

Jurgen Kurti i shpëton sërish burgut, pasi nga hetimet rezultoi se ai nuk ka marrë pjesë në vrasjen e 60-vjeçarit Agim Arapi, raporton “Panorama”. dhgdhre

Burime të Policisë bënë të ditur se 24- vjeçari Jurgen Kurti nuk ka marrë pjesë në ngjarjen e ndodhur.

Provat e mbledhura e përjashtuan atë nga autorësia e krimit dhe mbrëmë ai është liruar.

Vetë i riu gjatë marrjes në pyetje ka mohuar të ketë dhunuar 60-vjeçarin Arapi, i cili gjeti vdekjen dy net më parë në Durrës.

Jurgen Kurti eshte emer jo i panjohur per Policine, pas akuzes se vrau babane nje vit me pare, ngjarje per te cilen me pas u denua daja i tij.

Sipas Policise, viktima e Durrësit i ka kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi.

Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, shtetasin Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushta.

Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët). Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.

PANORAMA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura