Vrasja në Dajt/ Emiljano Tasho e pranon: Unë e vrava Enton Nikajn

Nov 17, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

Lihet në arret me burg Emiljano Tasho, i arrestuar si një nga të akuzuarit për vrasjen në Linzë, ku mbeti i vrarë Enton Nikaj. 

tash02Seancën e sotme, pasi ka dëgjuar palën akuzuese, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” në ngarkim të Tashos. 

Gjatë seancës gjyqësore, avokati i Emiljano Tashos, Alfred Duka pranon faktin se klienti i tij ka pasur armë gjatë përplasjes në restorantin në Dajt, ndërkohë që shton se arma është shkrepur pa dashje e për pasojë është vrarë Enton Nikaj.

Në këtë mënyrë Tasho kërkon shmangin nga akuza për vrasje me paramendim çka do tia vështirësonte atij situatën në gjykatë.

Tasho u arrestua pak pas krimit në restorantin në Linzë, ku mbeti i vrarë Nikaj dhe u plagos pronari i restorantit, Gaxheri. 

tashoTasho u filmua nga kamerat e sigurisë duke i vënë pistoletën në kokë pronarit të restorantit. Ndërkohë që dje, policia zbardhi dhe një tjetër ngjarje që ka po atë si autor, një plagosje në korrik, për shkak se viktima i gërvishti motorin. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura