Vrasja në Bllok/ Si tentoi Elvana Gjata të merrte të dashurin, hyri dy herë në lokal …

Oct 10, 2018 | 9:42
SHPËRNDAJE

Detaje të reja zbulohen nga sherri i së enjtes së 4 tetorit në zonën e Bllokut që përfunoi me vrasjen e 28-vjeçarit Fabian Gaxha dhe plagosjen e dy të tjerëve në një konflikt me të dashurin e këngëtares Elvana Gjata dhe miq të tij.

ELVANA

Ndonëse nuk ishte e qartë masa e përfshirjes në ngjarje e këngëtares pasi u tha se ajo ishte larguar sapo kishte nisur sherri, burime të sigurta bënë me dije për “BalkanWeb” se Elvana ka hyrë brenda lokalit dy herë.

 

Kanë qenë kamerat e një biznesi pranë vendit të ngjarjes që kanë kapur këngëtaren dhe në momentin e ngacmimit dhe më pas kur ajo ka shkuar dy herë brenda, me sa duket për t’i thënë të dashurit të saj Ervin Mata të largohej e të mos priste Ervis Martinajn për sqarime.

Ndërkohë dje u bë e ditur se Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja. Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen.

Këngëtarja u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes nga Rinasi drejt një vendi të BE.

Në kërkim për ngjarjen janë shpallur dhe i dashuri i saj Ervin mata, Fabian Allushi, Mevjol Bilo, të cilët kanë qenë të ulur në një tavolinë.

BW

https://www.balkanweb.com/hyri-dy-here-ne-lokal-si-tentoi-elvana-gjata-te-merrte-te-dashurin/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura