Vrasja në Bllok/ Ekspertiza mjeko-ligjore, Fabian Gaxha u qëllua me 4 plumba, në duart e viktimës u gjet…

Oct 10, 2018 | 23:16
SHPËRNDAJE

Fabian Gaxha ishte personi i cili mbeti viktimë mbrëmjen e së enjtes në sherrin me armë të ndodhur në Tiranë, në zonën e ish-bllokut.

Pas këqyrjes që i është kufomës së shtetasit Fabian Gaxha, ku ka rezultuar se në trupin e tij u konstatuan 4 plagë tejshpuese, në vendet pranë sisës së djathtë, tjetra në linjën aksiale të majtë, pikërisht në ligamentin e majtë, në brinjën 12, tjetra në parakrahun e majtë në pjesën e brendshme të tij, në distancë 1 cm nga artikulacioni i poshtëm, vihet re një plagë 1X1 cm, si edhe një plagë në pjesën e kokës.VIKTIMA

Nga këqyrja e kufomës u nxorën dy predha dhe një këmishë. Gjithashtu u bë sekuestrimi i një tamponi steril me mostër ADN-je, dy lastra të faktorëve plotësues të qitjes, çka tregon se viktima kishte kryer qitje.

Gjithashtu u bë sekuestrimi i një triko me ngjyrë të zezë me kapuç, me mbishkrimin “Rebook” dhe një bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë e zezë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura