Vrasja misterioze e shqiptarit, ende pa motiv. Ku po heton policia italiane

Jun 28, 2016 | 13:19
SHPËRNDAJE

Vrasje mbuluar me mister e kanë quajtur mediat italiane ekzekutimin e shqiptarit Arition Shaskaj në Velletri të Italisë, para picerisë së tij, teksa ishte në shoqërinë e gruas dhe dy fëmijëve.

Shaskaj me gruan (foto publikuar ne Corriere)
Shaskaj me gruan (foto publikuar ne Corriere)

Mediat italiane referuar policisë shkruajnë sot se ekzekutimi i tij nuk ka ende një shkak, pasi e shkuara e shqiptarit nuk ka pasur asnjë hije, nga e cila policia italiane të nisej për pista hetimi.

Shaskaj jetonte me familjen e tij në Cisterna, Latina. Një jetë e paqortueshme, gjithnjë sipas grupit hetimor që po merret me cështjen në fjalë. Hetuesit tani kanë nisur gjurmimin e gjithë të shkuarës së shqiptarit, përfshirë raportet personale dhe profesionale të tij.

Policia italiane ka njoftuar se po analizon tabulatet telefonike dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e krimit, për të nxjerrë detaje që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve që e ekzekutuan.

Ky është sipas policisë një rast shumë i komplikuar, pasi shqiptari nuk rezulton i përfshirë në asgjë të dyshimtë. E pikërisht për këtë kjo për policinë mbetet akoma edhe më misterioze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura