Vrasja misterioze e gazetarit Khashoggi brenda konsullatës, djali i viktimës bën deklaratën befasuese: Në muajin e shenjtë të Ramazanit…

May 22, 2020 | 12:51
SHPËRNDAJE

Djali i gazetarit saudit, Jamal Khashoggi i cili u vra brenda një konsullate Saudite, në Stamboll në Tetor 2018, ka bërë një deklaratë befasuese. Salah Khashoggi ka thënë se fal vrasesit e babait te tij, shkruan BBC.

gayetari jamal

Permes nje shenimi ne Twitter, djali i gazetarit shkruante se: “Në këtë natë të bekuar të muajit të bekuar [të Ramazanit] kujtojmë thënien e Zotit: Nëse një person fal dhe bën pajtimin, shpërblimi i tij i takon Allahut”, ka shkruar Salah, i cili jeton në qytetin saudit të Jeddah.

“Prandaj ne bijtë e Dëshmorit Jamal Khashoggi njoftojmë faljen e atyre që vranë babanë tonë, duke kërkuar shpërblim Zotin e Plotfuqishëm”.

Jamal Khashogg ishte një kritik i qeverisë Saudite dhe zyrtarët sauditë kishin thënë se vdekja e tij ishte rezultat i një “operacioni mashtrues” dhe nuk ishte organizuar nga shteti. Por, autoritetet më vonë ndryshuan deklarimin e tyre dhe thanë që Khashoggi ishte vrarë në një operacion të fshehtë nga një ekip që kishte shkuar ta rrëmbente atë dhe ta sillte në Arabinë Saudite.

Dhjetorin e kaluar, një gjykatë saudite dënoi me vdekje pesë persona, për rolin e tyre në vrasjen e tij. Megjithatë, një hetues i posaçëm i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për një hetim të pavarur të rastit.

salah khashoggi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura