Vrasja e shqiptarit, në kërkim autori i tretë. Fshihet në Shqipëri

May 30, 2016 | 16:29
SHPËRNDAJE

Prokuroria greke ka lëshuar tre urdhërarreste ditën e sotme në lidhje me vrasjen e shqiptarit Bledar Terpollari në Igumenicë, të cilit iu pre koka.

Bledar Terpollari
Bledar Terpollari

Sipas mediave greke, veç dy shqiptarëve që tashmë janë arrestuar, në kërkim është edhe një person i tretë, i cili mendohet se është larguar për në Shqipëri.

Dy të arrestuarit e parë ishin ndaluar me motivacionin kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa tani akuzohen për vrasje.

Sipas hetimeve, vrasja e shqiptarit ishte porositur nga një bos shqiptar droge, pasi edhe viktima ishte i përfshirë në trafik.

Dyshohet se ai ka mbajtur një pjesë të parave të shitjes së drogës, ndaj edhe grupi kriminal është hakmarrë duke i prerë kokën dhe duke e dërguar këtë në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura