Vrasja makabre e gazetarit, Arabia Saudite dënon me vdekje 5 persona

Dec 23, 2019 | 11:16
SHPËRNDAJE

Një gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar pesë persona me vdekje për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi vitin e kaluar. Sipas BBC, deklaraten e ka bere prokurori publik.gazetari

Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë Saudite, u vra brenda konsullatës së mbretërisë në qytetin turk të Stambollit nga një ekip agjentësh saudite.

Prokurori publik saudit tha se ai ishte rezultat i një “operacioni mashtrues” dhe vendosi 11 individë pa emër në gjyq.

Raportuesi special Agnes Callamard bëri thirrje që Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman të hetohet për vrasjen, nderkohe qe ai kishte mohuar cdo perfshirje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura