Vrasja/ Gjykata e Lartë ia “pason” Mark Frrokun Gjykatës së Tiranës

Mar 3, 2016 | 13:57
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë ka shpallur sot moskopetencë për gjykimin e çështjes së ish-deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për vrasje në Belgjikë.

Deputeti-i-PKD-Mark-FrrokuNë këtë mënyrë, Gjykata e Lartë ia kalon çështjen “Frroku” Gjykatës së Tiranës, me argumentin se Mark Frroku nuk është më deputet dhe se ajo nuk mund ta marrë për gjykim këtë çështje.

Ish-deputeti Frroku akuzohet për vrasje me motive prostitucioni në Belgjikë. Ndërkohë, autoritetet e të dyja vendeve kanë rënë dakord që gjykimi të bëhet në Shqipëri. Frroku la mandatin e deputetit pas muajsh debate politike në Parlament.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura