Vrasja gjatë xhirimeve/ Rrëfehet aktori i filmit “Rust”: Ishte skenë kërcënuese për jetën! U përdorën armë të vërteta, unë nuk u ankova sepse…

Oct 26, 2021 | 23:21
SHPËRNDAJE

Një aktor, që ka luajtur në filmin “Rust”, ka folur për përvojën e tij në xhirimet që përfunduan fatale për drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins.

RLDMVM2IWZF2LBEY6WH475UNOYNë një intervistë  Ian Hudson, i cili luan rolin e një personi që thyen ligjin në film, e përshkroi skenën “kërcënues për jetën”, për shkak të përdorimit të armëve të vërteta.

Aktori tha se nuk u ankua sepse ishte i ri dhe mendonte se do të shihej si problem nëse shprehte shqetësim.

“Kur u lëshuan fishekët, ndjeva se mbetjet më goditnin fytyrën dhe trupin tim, dhe mund të ndjeja erën që lëshohej nga pushka”, tha ai.

“Ishte e rëndë. Ishte e fortë… Ishte kërcënuese për jetën”, vazhdoi më tej aktori.

“Unë flisja me kolegët e mi të kastit dhe të gjithë ramë dakord se sa intensive ishte dhe sa e frikshme dhe reale ishte ajo”, tha Hudson për TMZ.

Hudson i ndau këto mendime disa ditë para incidentit në xhirime, ai dhe aktorët e tij diskutuan gjithashtu vdekjen e Brandon Lee – djalit të Bruce Lee, i cili u qëllua dhe u vra aksidentalisht në xhirimet e “The Crow” në 1993.

“Ajo bisedë u bë disa herë. Ne thamë se po e bëjmë këtë në të njëjtën mënyrë si ata e bënë atë atëherë, 30 vjet më parë”, tha Hudson për TMZ.

Kujtojmë që autoritetet në New Mexico po hetojnë aktualisht vdekjen e kineastes Halyna Hutchins, e cila vdiq pasi u transportua me avion në Spitalin e Universitetit të Neë Mexicos të enjten.

Producenti i filmit Alec Baldwin, 63 vjeç, qëlloi me armë ndërsa po bënte prova për një skenë në xhirimet e filmit “Rust”, duke lënë të vdekur Hutchins, 42 vjeç. Regjisori Joel Souza, 48 vjeç, gjithashtu u plagos në incident, por doli nga spitali një ditë më pas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura