Vrasja e vogëlushit 8-vjeçar, ministrja për Rininë dhe Fëmijët refuzon të flasë: S’kam kohë

Nov 18, 2021 | 13:56
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, ka refuzuar të flasë sot kur është pyetur nga gazetarët nëse ka një koment për ngjarjen tronditëse që ka shokuar opinionin publik prej dy ditësh, ku një 8 vjeçar u vra mizorisht nga fqinji i tij.

Pyetje: Çfarë masash konkete janë marrë në lidhje me rastet e abuzuara?

Ministrja: Unë jam shumë vonë dhe më duhet të lëviz, ju kërkoj shumë ndjesë.

Pyetje: Dy minuta kohë ju marrim.

Ministrja: Mirë u pafshim ditë të mbarë

Pyetje: Dhe kjo është përgjigja juaj si drejtuese e institucionit?

Ministrja: Institucioni im nëse do kishit lexuar VKM që përcakton përgjegjësitë e mia do e kishit kuptuar edhe përgjigjen.

Kujtojmë këtu që opinioni publik është shokuar nga rasti i vrasjes së fëmijës 8 vjeçar dhe familja e tij ka kërkuar dënim maksimal për autorin.

Ata kanë nisur sot edhe mbledhjen e firmave për një peticion ku kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje dhe varjen e Klodian Çalamenit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura