Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës/ Shpallet në kërkim i dyshuari kryesor, i pandehur për grabitjen në Rinas (EMRI)

Jul 3, 2020 | 11:33
SHPËRNDAJE

Zbulohen te tjera detaje nga ekzekutimi i dy vëllezërve, Besmir e Viktor Haxhia në Durrës. Ngjarja ndodhi në 27 prill, në Shën Vlashit tek tregu i automjeteve. vrasja-durres-vellezer

Gazetari i “Panorama” raporton se tashme eshte lëshuar një urdhër arrest për Talo Çelën, një nga të pandehurit e megagrabitjes në Rinas, ku u vodhën 4.6 mln euro dhe eshte njeheresh i dyshuari kryesor per krimin e dyfishte.

Çela është shpallur në kërkim nga policia. Sipas hetimeve, Talo Çela kishte dyshime se vëllezërit kishin informacion se ku fshihej shuma e parave ku fshihej shuma e parave të grabitura në Rinas.

Sipas grupit hetimor, dyshohet se ai iu ka atyre që të tregojnë vendin se ku fshihej ajo shumë parash, por ata kanë refuzuar.

Me heret jane arrestuar dy persona, njeri prej tyre ka bashkepunuar me policine. Nderkohe qe dosja i ka kaluar SPAK, pasi behet fjale per disa grupe kriminale te implikuar edhe ne ngjarje te tjera.

Ne dosjen e SPAK, Talo Çela eshte nje nga 8 te pandehurit per grabitjen ne Rinas me kete akuze:

Talo Çela, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura