Vrasja e vëllezërve Bytyqi mban të ngrira marrëdhëniet Serbi-SHBA

May 26, 2015 | 16:55
SHPËRNDAJE

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka pranuar se është vrasja e pazgjidhur e vëllezërve Bytyqi ajo që po mban të ngrira marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-ve.

Vëllezërit Bytyqi

Duke folur për televizionin serb B92, Vuçiç tha se qeveria po bën të pamundurën për të zbardhur çështjen në fjalë.

Vëllezërit kishin nënshtetësi amerikane dhe u gjetën të vrarë në një varr masiv të Petrovo Selo. Deri tani, asnjë qeveri serbe nuk ka mundur të gjejë dhe ndëshkojë përgjegjësit për vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi.

“Kur njerëzit dëgjojnë për vëllezërit Bytyqi thonë se janë vrarë thjesht tre shqiptarë. Ata hynë në Serbi për të ndihmuar një serb që ou lut ta kthenin në shtëpi gjatë luftës. Autoritetet i kapën tre vëllezërit dhe i dënuan me 14 vjet burg se kishin hyrë pa vizë në Serbi. Pas lirimit ata u vranë dhe u varrosën në një varr masiv. Kjo është ajo që ndodhi 17 vjet më parë. Dhe të tre ishin shtetas amerikanë. Ndaj kjo çështje po mban të tendosura marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-ve”, tha Vuçiç.

Vëllezërit Bytyqi u kthyen në Kosovë në vitin 1999 për të luftuar me UÇK-në. Ata u arrestuan nga autoritetet serbe sepse kishin hyrë në Serbi pa vizë. Në fakt, ata shkuan në Serbi duke shoqëruar një shtetas serb, i cili u ishte lutur ta kthenin në shtëpi.

Mirëpo, pas 14 ditësh burg për kalim të paligjshëm të kufirit, vëllezërit Bytyqi u vranë brutalisht menjëherë pas lirimit. Deri tani nuk ka asnjë përgjegjës për vrasjen e tyre. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura