Vrasja e turistëve, MPJ-ja çeke: Po hetohet si vrasje, jo grabitje. Konsullja: Ngjarje e izoluar

Jul 4, 2015 | 16:13
SHPËRNDAJE

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Prekal të Dukagjinit, kanë reaguar për mediat çeke, Ministria e Jashtme e Çekisë dhe konsullja, Radka Calabkova.

Çifti çek i vrarë të premten

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Çeke, Michael Lagronova ka thënë për median çeke “Lidovky” se ngjarja e ndodhur në Shkodër po hetohet si vrasje dhe jo si grabitje.

“Ngjarja po hetohet si një vrasje. Policia ka gjetur armën e krimit. Dy turistët janë gjetur të vdekur brenda në automjetin e tyre afër Shkodrës, zonë që tërheq shumë turistë”, ka thënë Michael Langronova, i cili ka shtuar se janë njoftuar dhe të afërmit e viktimave për ngjarjen.

Artikulli në mediat çeke

Gjithashtu, për të njëjtën media ka reaguar edhe konsullja e Çekisë në Tiranë, Radka Calabkova, e cila ka thënë se kjo është një ngjarje e izoluar dhe se turistët çekë nuk bien shpesh pre e dhunës në Shqipëri.

“Është e mundur që një nga autorët e vrasjes të ishte në të njëjtin automjet me viktimat”, ka thënë ajo duke cituar burime të Policisë Shqiptare.

Konsullja ka shtuar se turistët çek kanë ngritur prej kohësh kampe vullnetare në malet shqiptare dhe raportimet për grabitje nuk kanë qenë të shpeshta. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura