Vrasja e turistëve, Mamaqi ironizon me reagimet: Sikur të ishin shqiptarë! Fuga: U vranë për lojëra më të rrezikshme

Jul 5, 2015 | 0:00
SHPËRNDAJE

 Vrasja e turistëve çekë në Prekal të Shkodrës ka nxitur reagime të shumta ndër figurat publike shqiptare. Akademiku Artan Fuga, shkruan në “Facebook” se është naivitet të mendosh se ata janë vrarë për t’u grabitur.

Artan Fuga dhe Ermal Mamaqi

Sipas tij, motivi nuk ka qenë grabitja por lojëra të tjera shumë më të rrezikshme. Ai gjithashtu ironizon me mllef kundrejt mikpritjes shqiptare, që e cilëson si hipokrite.

“Naivitet të mendosh se dy turistët çekë i vranë për t’i grabitur. E para, se grabitësi nuk është vrasës përgjithësisht. E dyta se vrasësi përpiqet të mos lërë gjurmë. E teta, çfarë ka për të vjedhur te dy turistët e shkretë? E katërta, sepse zona është e interesuar mos të ketë të tilla ngjarje.

Pra unë mendoj se nuk është motivi grabitja, por lojëra të tjera shumë më të rrezikshme viktimë e të cilave ranë dy të rinjtë çekë. Pika mikpritjes sonë hipokrite dhe e gënjeshtërt…”, shkruan Fuga.

Ndërsa kantautori Elton Deda shkruan i revoltuar në profilin e tij në “Facebook” “Me të ardh turp që je shqiptar, prej legenësh të pabesë që bëjnë akoma prita si në kohët e lashta të ’97.. Ça ndjenje e ndyrë për ndërgjegjen që revoltohet”, shkruan ai.

Ndërsa këngëtari dhe aktori humorist, Ermal Mamaqi ka zgjedhur një mënyrë krejt tjetër për të reaguar për ngjarjen. Ai ka postuar një dialog të improvizuar me një peshk.

Ai shkruan se të gjithë do të ishin të lumtur nëse çifti çek do të ishte shqiptar.

“E mo peshk e sheh? Tmerr me çiftin Çek. Duket sikur të gjithë do ishin të lumtur sikur ata që u vranë të ishin Shqiptarë. Vetëm turistë të mos ishin.

Këto gjëra ndodhin në çdo vend të botës. E mo peshk…Kudo ka kriminel që vrasin dhe prishin “imazhin”. E mo peshk… ata nuk kanë hallin e atyre që vdiqën, ata kanë hallin e imazhit!

Ah sa inat mo peshk… sa e lehtë do ishte sikur ata që u vranë të ishin shqiptarë…ose kinez, për këta nuk pyt njeri…”, shkruan Mamaqi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura