Vrasja e turistëve, gazetarja e njohur çeke: Në Shqipëri bëra muajin e mjaltit, do vij sërish

Jul 7, 2015 | 6:14
SHPËRNDAJE

Gazetarja e njohur çeke, Bára Procházková, e cila ka bërë muajin e mjaltit në Shqipëri thotë se do të vijë sërish për pushime, duke e quajtur vrasjen e dy bashkëkombësve të saj një ngjarje të izoluar, që mund të ndodhte kudo.

Gazetarja ceke

Ajo është drejtuese e një emisioni politik në televizionin CT 24, dhe është një nga njerëzit më publikë në këtë vend.

Por teksa përgatitej të vinte sërish në këtë verë, mësoi lajmin për vrasjen e dy bashkëkombasve pikërisht në malësitë ku ajo preferonte të shkonte.

Për gazetarin Roland Qafoku gjatë emisionit “Debati në Channel One”, Procházková tregoi sesi gazetares i duhej nga njëra anë të jepte lajmin e vrasjes së tyre dhe nga ana tjetër i duhej të përçonte në opinionin çek se ajo që ndodhi është një ngjarje e veçuar dhe se Shqipëria është një vend i sigurtë.

“Turistë çekë janë vrarë edhe në shtete të tjera si në Evropë, Azi, e Amerikë, kështu që kjo që ndodhi nuk është një ngjarje që na bën të ndryshojmë mendim për Shqipërinë”.

Gazetarja tejet e njohur në Çeki vlerëson punën e policisë, e cila brenda 30 orëve arriti të vërë në pranga autorin e krimit. Dhe për t’i përforcuar të gjitha këto që thotë, gazetarja çeke deklaron: “Më prisni në Shqipëri, shumë shpejt do të vi me pushime”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura