Vrasja e turistëve çekë, Misionari i Paqes: Autori të varet në litar!

Jul 8, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

Ka kërkuar rikthim të Kanunit për të dënuar jo vetëm autorin e vrasjes së turistëve çekë, por dhe familjes së tij.

Nikoll Shullani

Nikoll Shullani, kreu i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve, njëkohësisht banor në zonën nga është Sokol Mjacaj, thotë se vrasësi duhet të varet në mes të fshatit Lotaj të Dukagjinit.

“Nuk është hera e parë e atij djalit që ka bërë ato veprime. Prandaj unë kërkoj që të zbatohet Kanuni. Të mblidhet fshati dhe të vendosim të nxjerrim nga Lotaj babanë e tij dhe të vëllain. Më pas t’u djegin shtëpinë dhe t’u priten pemët. Për autorin e krimit të dy turistëve, vendimi duhet të jetë maksimal, pikërisht dënimi i tij me varje të bëhet shembull”, thotë misionari i Paqes për zonën e veriut, Nikoll Shullani. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura