Vrasja e Terpollarit/ I dyshuari kryesor është kushëriri i viktimës

May 30, 2016 | 23:05
SHPËRNDAJE

26-vjeçari shqiptar, Bledar Tërpollari u vra dhe iu pre koka për shkak të përfshirjes në një rrjet të trafikut të drogës. Sipas të dhënave të deritanishme, i riu është vrarë pasi nuk paguar paratë për një sasi droge të trafikuar.bariu qe eshte arrestuar

I dyshuari kryesor për këtë ngjarje është kushëriri i tij, Krenar Tërpollari, i cili është shpallur në kërkim nga policia greke dhe mësohet se ndodhet në Shqipëri. Më herët u vu në pranga Emiljano Nana, 28 vjeç nga Tepelena, ndërsa këtë të hënë është arrestuar edhe autori i tretë, Pajtim Jaupi.

Mësohet se ky i fundit nuk ka pranuar akuzat ndaj tij. Të tre personat e mësipërm akuzohen “Për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”. Ndërkohë policia greke bën me dije se po hetohet edhe ndaj një personi të katërt. Bëhet fjalë për një rrjet të mirë organizuar të trafikut të drogës Sarandë-Igumenicë. Ndërkaq, policia greke thekson se ende nuk është zbuluar ku fshihet koka e viktimës.Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 maj në Igumenicë, ku 26-vjeçari u vra nga me armë zjarri, e më pas i dhe iu pre koka.

BalkanWeb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura