Vrasja e Tërpollarit, dëshmitë e të arrestuarve: Ja kush ia preu kokën

May 31, 2016 | 10:07
SHPËRNDAJE

26-vjeçari shqiptar, Bledar Tërpollari u vra dhe iu pre koka për shkak të përfshirjes në një rrjet të trafikut të drogës. Sipas të dhënave të deritanishme, i riu është vrarë pasi nuk kishte paguar paratë për një sasi droge të trafikuar.

Bledar Terpollari
Bledar Terpollari

Sipas CNN grek, Terpollari kishte mbajtur 20 mije euro nga trafiku i kokainës.

I dyshuari kryesor për këtë ngjarje është kushëriri i tij, Krenar Tërpollari, i cili është shpallur në kërkim nga policia greke dhe mësohet se ndodhet në Shqipëri. Më herët u vu në pranga Emiljano Nana, 28 vjeç nga Tepelena, ndërsa këtë të hënë është arrestuar edhe autori i tretë, Pajtim Jaupi.

Mësohet se ky i fundit nuk ka pranuar akuzat ndaj tij. Të tre personat e mësipërm akuzohen “Për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Sipas mediave greke, një nga dy të arrestuarit ka dëshmuar se autor i vrasjes është Krenar Terpollari.
“Shkuam te tre tek kasollja dhe i ramë portës, ndërkohë që ai hyri brenda e në ndenjëm jashtë. Dëgjuam një të shtënë arme e më pas pamë që doli me trupin e Bledarit. Nxori një thikë dhe i preu kokën. Me pas e futi atë në një thes duke na thënë se do ta çonte në Shqipëri, t’ja tregonte atij që e kishte porositur”- deklaroi i arrestuari.

Ndërkohë policia greke bën me dije se po hetohet edhe ndaj një personi të katërt. Bëhet fjalë për një rrjet të mirë organizuar të trafikut të drogës Sarandë-Igumenicë. Ndërkaq, policia greke thekson se ende nuk është zbuluar ku fshihet koka e viktimës.Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 maj në Igumenicë, ku 26-vjeçari u vra nga me armë zjarri, e më pas i dhe iu pre koka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura