Vrasja e Tërpollarit/ Dëshmitari: Koka e prerë u dërgua në Shqipëri

May 17, 2016 | 19:14
SHPËRNDAJE

Policia greke vazhdon hetimet për zbardhjen e vrasjes së Bledar Tërpollarit, i cili u gjet me kokë të prerë disa ditë më parë në rajonin e Thesprotia-s.130516174718_8615Pasi u ndalua një shqiptar i dyshuar kryesor, ai ka treguar gjatë marrjes në pyetje për të vërtetën e krimit, raporton gazeta “To Vima”.

Shqiptari që jeton në një fshat në Janinë, ka deklaruar se nuk ka të bëjë aspak me vrasjen e Tërpollarit, por ka fajësuar dy shokë të tij.

Një prej tyre dyshohet se ka ardhur në Shqipëri bashkë me kokën e 26-vjeçarit, kurse i dyshuari tjetër mendohet se ndodhet në Athinë ku dhe jeton.

Policia greke po heton mbi vërtetësinë e rrëfimit të shqiptarit dhe po kërkon të zbulojë arsyen e vërtetë të vrasjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura