Vrasja e shqiptarit në SHBA, arrestohet personi që e ekzekutoi

Sep 25, 2018 | 18:04
SHPËRNDAJE

Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar të dytë në lidhje me vrasjes e shqiptarit Grei Frashëri, e shënuar gjatë këtij muaji në në “Bay Ridge”, Nju Jork. Ai është Eric Cruz,  46-vjeça dhe sipas hetuesve, është personi që e ka qëlluar me thikë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen, raportojnë mediat amerikane. Eric Cruz rezulton person me precedentë të mëparshëm.

fashr

Ai po përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë, rrezikshmëri dhe armëmbajtje pa leje, për rolin e tij të dyshuar në vrasjen e 23-vjeccarit shqiptar. Eric Cruz rezulton person me precedentë të mëparshëm.

Më 7 shtator, zyrtarët e policisë iu përgjigjën thirrjes për një sulm dhe gjetën Frashërin në trotuar, pa ndjenja.

Frasheri kishte plagë në qafë dhe u shpall i vdekur në spital.

Javën e kaluar, policia akuzoi 35-vjeçarin Anthony Valenti për vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe rrezikshmëri në lidhje me vdekjen e Frashërit.

Sipas akuzës, Valenti qëlloi me armë zjarri në drejtim të 23-vjeçarit Frashëri, por plumbat nuk e prekën. Ajo që i shkaktoi vdekjen të riut, ka qenë goditja me thikë nga Eric Cruz.

Hetuesit dyshojnë se Grei Frashëri u vra pas një debati me dy të dyshuarit për çështje që lidhen me tregtinë e marijuhanës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura