Vrasja e shqiptarit në Kolumbi/ Hoxha: Kishte humbur kontaktet prej një muaji, atentati ju bë nga…

Apr 18, 2018 | 20:55
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me vrasjen e shqiptarit në Kolumbi, shtetasit Adriatik Lagji.

Hoxha tha se ende nuk janë zbuluar autorët e këtij krimi, por mund të jetë bërë për trafikun në kokainës.

Më tej ai tha se atentati është tipik mafioz, dhe kanë qenë dy persona ata që kanë kryer këtë krim.

artan hoxha

Pjesë nga deklaratat

Ka pasur në Kolumbi një qendër interneti . Ka qenë në Shqipëri në shkruar të vitit të kaluar ka ndenjur vetëm 10 ditë. Prindërit kishin gjashtë muaj pa folur me të, por sipas tyre vëllai i Adriatikut dhe motra, flisnin përditë. Por kohët e fundit ai kishte humbur kontaktin me familjen, kishte një muaj pas folur. Ditën që ka ndodhur ngjarja, atentati është kryer nga dy autorë.

Është vrarë më dy plumba në kokë, vrasje tipike mafioze. Është identifikuar nga gruaja e tij në Ekuador.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura