Vrasja e shqiptarit në Athinë, publikohen pamjet pak momente pas ekzekutimit. Gruaja në lot mbi trupin e burrit

Jan 13, 2021 | 12:08
SHPËRNDAJE

 

Mediat greke kane publikuar pamjet pak momente pas ekzekutimit të shqiptarit Edmond Llangozi, 53 vjeç, në të cilën dëgjohen të qarat e gruas së tij. Video është filmuar nga kalimtarë të rastit pak pasi policia kishte mbërritur në vendin e krimit.

Nga të shtënat mbetën të plagosur dy djemtë e shqiptarit, 28 dhe 22 vjeç, Anxhelo e Mihal Llangozi.

Fillimisht, u tha se ata u qëlluan nga një makinë në lëvizje, por policia greke nuk ka gjetur ende asnjë automjet. Të plagosurit po trajtohen në spitalin “Gennimatas”.

Siç shkruajnë mediat greke, 53-vjeçari nga Shqipëria ra në tokë i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri dhe gruaja e tij ra mbi të e mbytur në lot.

“Në video e publikuar nga MEGA, oficerët e policisë sapo kanë mbërritur në Sheshin Agios Sostis në Neos Kosmos, ku të hënën pasdite zona u kthye në një arenë lufte. Vrimat në vitrinën e dyqanit pranë vendit të krimit tregojnë qartë se çfarë masakre ndodhi në zemër të Athinës ndërsa qindra fëmijë të vegjël ishin në vendin e ngjarjes”, shkruajnë mediat greke.

Gjithçka filloi kur dy vëllezërit dhe prindërit e tyre u përfshinë në një sherr me një grup burrash disa metra larg sheshit të Agios Sostis.

Shqiptari që mbeti i vrarë me armë zjarri i doli përpara djemve të tij për t’i mbrojtur dhe plumbat rezultuan fatalë për jetën e tij.

auto_vrasja1610532634

LEXO EDHE

Ky është shqiptari që mbeti i vrarë me armë zjarri në Athinë, dy djemtë janë plagosur rëndë (Emrat)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura