Vrasja e qenit, i mituri që u plagos në kraharor: Si më preku plumbi

Apr 25, 2016 | 15:13
SHPËRNDAJE

Vogëlushi Fatmir Koço është vetëm 8 vjec dhe ka rrëfyer për “Abc news” se si plumbat i kaluan fare pranë dje kur një 30 vjecar që sot është shpallur në kërkim, qëlloi mbi qenin e rracës pitbull dhe e vrau atë. Në këtë intervistë, vogëlushi tregon se si një gëzhojë e ka prekur në pjesën e kraharorit.

“Erdhi tha kush ka një pitbull, i tha nxirre ta shikoj pak dhe e vrau” tregon ai, duke nënvizuar se ngjarja nuk është ashtu sic është raportuar deri më tani.

Sipas rrëfimit të dëshmitarëve të ngjarjes së djeshme, pyetur nga gazetari kanë treguar se 30-vjeçari me inicialet D.L kishte shkuar tek zona e Brrylit për t’u hakmarrë pasi dy a tre ditë më parë, qeni kishte sulmuar gruan e tij.


vrasja e qenit flasin deshmitaret by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura