Vrasja e Qemal Stafës ngjall debat/ Drejtori i Arkivave: Nuk është hero, miti i 5 Majit absurd! Zv.kryeministri Braçe: I doli zot vendit, fashizmi është krim

May 9, 2021 | 22:00
SHPËRNDAJE

Vrasja e Qemal Stafës më 5 Maj të vitit 1942 ka ngjallur një debat në opinionin publik, pas deklaratave të Drejtorit të Arkivave Shqiptare, Ardit Bido, dhe reagimit të zv/kryeministrit Erion Braçe.

qemal stafa10

Në atë që njihet si Dita e Dëshmorëve, 5 Maj, Ardit Bido deklaroi nga emisioni “Opinion” në Tv Klan se për Qemal Stafën është ngritur një mit absurd, pasi sipas tij ai nuk ka qenë hero, pasi nuk u përlesh në luftë, por u vra nga xhandarmëria.

Nuk ka vonuar reagimi i zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili deklaroi në rrjetet sociale se Qemal Stafa është një idealist, një luftëtar dhe një Heroi i Popullit. Braçe dhe një mesazh për Bidon, duke u shprehur: “Drejtorët shkojnë e vijnë dhe shpesh si kujton kush, ndërsa tani janë në pikën kur duhet të venë pa kthim”.

DEKLARATA E ARDIT BIDOS

Nëse sot do të vinte ky lajm, do të ishte lajmi i fundit i edicionit që gjatë një kontrolli rutinë në një shtëpi mbeti i vrarë prej forcave të policisë dikush në kuadër të shkëmbimit të zjarrit. Kjo është pak a shumë. Prof. Ceka e sqaroi qartë çfarë është vdekja e Qemal Stafës. Në fakt ky miti i 5 Majit, është një ndër mitet më absurde që ne kemi. Në vetvete ajo që ka treguar historia e shkruar nga ’90-ta e deri më sot është se nuk kemi të bëjmë me një akt heroik si akti i Vasil Laçit, që është heroik. Që i del përpara perandorit italian dhe tenton ta vrasë.

Me rastin e Qemal Stafës nuk kemi të bëjmë me një përleshje ballore luftarake që të mund të ishte një akt heroik. Pa dyshim është vrarë nga xhandarmëria shqiptare, por nga xhandarmëria shqiptare kanë vdekur edhe njerëz në kuadër të një dyluftimi rastësor. Është një oficer italian por xhandarmëria është shqiptare. Pra nuk kemi të bëjmë me një dyluftim ballor në kuadër të luftës, e cila nis shumë më vonë. Nuk kemi të bëjmë as një akt heroik, patriotik. Kemi Vasil Laçin, ai është një rast tipik heroik i luftës kundër fashizmit. Dëshmorët shqiptarë nuk kanë lindur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas 1945-ës krijohet një mit që duhej krijuar.

Qemal Stafa më mirë që vdiq në 42-shin, sepse do ishte vrarë si tradhtar. I mundësoi vetes statusin e heroit, i cili është status artificial, nuk është status real. Nuk kemi të bëjmë me hero, as një akt heroik. Kemi të bëjmë me një dyluftim me një polici, xhandarmëri, për arsye që kishin të bëjnë me bindjet dhe veprimtarinë e tij. Tentativa për kapje nuk është luftë. Nuk është as pjesë e luftës së popullit shqiptar për çlirim.

REAGIMI I ERION BRAÇES

QEMAL STAFA NUK ESHTE NJE MIT!

QEMAL STAFA ESHTE NJE IDEALIST!

QEMAL STAFA ESHTE NJE LUFTETAR!

QEMAL STAFA ESHTE NJE

HERO I POPULLIT!

QEMAL STAFA ESHTE NJE

DESHMOR I ATDHEUT!

Ne kohen e tij dy zgjedhje kishe;

OSE FASHIST E NE ERRESIREN E URREJTJES, DHUNES E BARBARISE MBI TE NDRYSHMIN SI INDIVID DHE SI SHOQERI,

OSE I MAJTE, KOMUNIST PERBALLE FASHIZMIT NE NJE BETEJE HUMANE PER LIRI, CLIRIM E PAVARESI!

Kjo eshte e verteta per

Qemal Stafen e plot te rinj idealiste, mendjehapur e mendjendritur,

ANTIFASHISTE qe i dolen zot vendit, popullit te tyre!

IDEALISTET, HERONJTE, DESHMORET MBETEN PERJETE!

Drejtoret vene e vijne dhe shpesh si kujton kush; tani jane ne piken kur duhet te vene pa kthim!

Ne kete vend kultura e delegjitimimit te cdo vlere kombetare, cdo heroi e deshmori,

duhet te marre nje pergjigje me ne fund!

FASHIZMI NUK ESHTE OPINION,

POR KRIM!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura