Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha, Gjykata e Apelit lë në burg dy shokët e Aldi Ramës

Oct 27, 2021 | 10:01
SHPËRNDAJE

Gjykata nuk ka pranuar të lirojë nga burgu shoqëruesit e Aldi Ramës, 21-vjeçarit që i mori jetën nënkomisarit Saimir Hoxha.

Shokët e autorit, Armando Marku, 26 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, si dhe Kristjan Sherri, 25 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” parashikuar dhe “Përkrahje e autorit të krimit” kishin kërkuar një masë më të butë, por Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur burg pa afat.

Dy të rinjtë ishin në makinë me autorin e krimit Aldi Ramën kur ndodhi vrasja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura