Vrasja e Nemtsov, Putin: T’i japim fund ekzekutimeve politike

Mar 4, 2015 | 20:35
SHPËRNDAJE

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për t’i dhënë fund vrasjeve të turpshme politike në vend, pas ekzekutimit të politikanit të opozitës Boris Nemtsov për motive ende të pazbardhura, raporotn BBC. 

Vladimir Putin

“Është e domosdoshme që Rusia më në fund të shpëtojë nga turpi dhe tragjeditë si kjo që përjetuam së fundi. E kam fjalën për vrasjen sfiduese të Boris Nemtsovit, tamam në zemër të kryeqytetit”, tha Putini.
 
Ai u angazhua të mbikqyrte personalisht hetimin dhe siguroi se do të bëhet gjithçka që autorët të dalin përpara drejtësisë.

Sakaq i pyetur nga gazetarët nëse autoritetet kanë ndonjë person në vëmendje, shefi i shërbimit të sigurisë FSB, Alexander Bortnikov, tha: “Epo, të dyshuar ka gjithmonë”. 

Zoti i 55-vjeçarit Nemtsov ishte duke planifikuar një marshim kundër konfliktit në Ukrainën lindore. Ai pati deklaruar në një intervistë të kohëve të fundit se kishtre frikë që Putin “do ta hiqte qafe” për shkak të kundërshtimit të tij ndaj luftës. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura