Vrasja e mikut të Shullazit, flet banori: Zhurmat ishin të forta, mendova se po shpërthejnë mina

Nov 7, 2018 | 12:09
SHPËRNDAJE

Qyteti i Durrësit u trondit mbrëmjen e së martës nga një atentat me armë zjarri ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Edison Harizaj, ndërsa i plagosur Genci Caci, të dy nga Vlora.

atentati ne durres banori

Viktima dhe i plagosuri ndodheshin bashkë në një makinë në momentin që janë qëlluar me breshëri armësh. Pak më vonë në zonën e Shën Vlashit është gjetur një tjetër makinë e djegur që besohet se është përdorur nga autorët ende të paidentifikuar.

ABC News: Për ti shpëtuar atentatorëve të cilët i ishin vënë në ndjekje kalojnë rrugën kryesore për tu futur në këtë rrugë dytësore, por sapo ata kanë bërë vetëm 20 metra janë përballur me një breshëri automatiku duke e pasur të pamundur të lëvizin.

Banori: Ishte zhurmë shumë trishtuese sepse nuk dëgjohen zhurma të atilla. Mendova se mund të shpërthejnë mina, absolutisht që nuk e mendova ashtu. Vetëm që fëmija dhe gruaja u trembën shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura