Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar, i riu punonte në një restorant! Fqinjët: Ishte njeri i qetë dhe i punës (Emri)

Sep 27, 2021 | 19:25
SHPËRNDAJE

sabinanessa

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë më parë në qytetin e Beckenham.

Sipas mediave britanike, ai punonte në një restorant dhe shpërndante ushqimet me makinë. Aktualisht 36-vjeçari Koçi Selamaj po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

Efektivët e policisë aktualisht ndodhen në apartamentin e tij ku po kontrollojnë nëse gjejnë ndonjë gjurmë që e implikon shqiptarin në vrasje.

Gjithashtu hetuesit kanë marrë në pyetje fqinjët e 36-vjeçarit të cilët janë shprehur se ai ishte një njeri i qetë dhe i punës.

“Ai është shqiptar. Nuk e kam parë për një muaj, vinte shpesh në dyqanin tonë për të blerë produkte. Ishte një person i padëmshëm, gjithmonë e mbante kokën ulur kur ecte” ka thënë një prej fqinjëve.

36-vjeçari është i arrestuari i tretë lidhur me vrasjen e mësueses. Dy personat e tjerë janë duke u hetuar në gjendje të lirë.

Sabina Nessa është gjetur e vdekur në prakun Crator, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj më datë 17 shtator. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rreth zonës, ajo është parë teksa ka dalë nga shtëpia në orën 08:30.

Trupi i mësueses u gjet e mbuluar me gjethe dhe ka qenë një qen policie që e ka gjetur. Autoritetet po punojnë për të identifikuar autorin dhe nëse ai ka lidhje me Sabinën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura