Vrasja e Lullit, nga 4 të rinj, rindërtohet skema e vrasjes. Zbulohen mesazhet kërcënuese të Iglit

Jul 29, 2015 | 9:03
SHPËRNDAJE

Igli Meta, kohët e fundit i kishte dërguar vazhdimisht të dashurës Ambra mesazhe me kërcënime me vdekje për Ismailin, i cili dukej fajtor në sytë e të riut që mendonte se kishte një flirt me të dashurën e tij.

Kjo është një nga elementet, por jo i vetmi, i cili udhëhoqi prokurorin Urbino Irene Lilliu të mendonte se vrasja ishte e paramenduar, duke rënduar akuzat mbi dy të rinjtë. Në mesazhet ndaj Ambrës, Meta i shkruante “Do ta vras”, ku e kishte fjalën për Ismailin.

Sakaq, Igli Meta dhe Mario Mema duket se nuk kanë qenë të vetmit pjesëmarrës në vrasjen e 17- vjeçarit Islamil Lulli, më 19 Korrik në Pezaro. Mediat italiane, si “Il Giornale” shkruajnë duke cituar ekspertët mjeko-ligjorë të cilët thuhet se janë të sigurtë se krimi është kryer nga të paktën 4 persona.

Pas zbulimit të kurthit që ishte ngritur përmes SMS -së së Ambrës, të dashurës së Igli Metës, hetuesit kanë rindërtuar skemën e vrasjes.

Lajmi i publikuar ne mediat italiane
Lajmi i publikuar ne mediat italiane

Sipas tyre, katër të rinjtë që morën pjesë në vrasjen e Ismail Lullit, fillimisht e kanë tortuar 17- vjeçarin e më pas e kanë futur në makinën e Igli Metës dhe pasi kanë mbërritur në kodrën e San Martinos në Selvanera, e ulën para një kryqi dhe e lidhën që Ismaili të mos binte për shkak të pafuqisë fizike.

Igli Meta, që “il Giornale” e quan xhelat, kishte nisur marrjen në pyetje të tij, derisa Lulli i kishte treguar për simpatinë që kishte për Ambrën.

Këtu, një nga bashkëpunëtorët e kishte pyetur Iglin, nëse ishte momenti për t’a vrarë, shkruajnë mediat. Ai duket se e ka goditur duke i shkaktuar plagë të rënda në të dyja anët e qafës shokut të tij tashmë rival.

“Il Giornale” nuk jep detaje se kush mund të jenë dy të rinjtë e tjerë që mund të kenë marrë pjesë në vrasjen e Ismail Lullit, përveç Igli Metës dhe Mario Memës.

Sipas mediave, në fakt, vajza me sa duket ishte në dijeni të takimit mes Iglit, bashkëpunëtorëve të tij dhe “të dashurit” të supozuar. Thuhet se Ambra do të niset më vonë këtë muaj në Maqedoni me familjen e saj, udhëtim tashmë i planifikuar për të kaluar pushimet në vendin e origjinës, dhe kështu duhet të dëgjohet më parë nga prokurorët që do ta marrin në pyetje të enjten e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura