Vrasja e komisarit Artan Cuku, shtyhet seanca për të akuzuarit

Sep 11, 2018 | 15:29
SHPËRNDAJE

Ka nisur mbrapsht procesi gjyqësor për vrasjen e komisar Artan Cukut. Seanca e parë që pritej të zhvillohej sot ndaj dy të akuzuarve Kristian Leci dhe Bledar Jambellit është shtyrë. Jambelli po gjykohet në mungesë bashkë me Lecin.

Jambelli akuzohet si urdhërues i vrasjes së Artan Cukut, ndërsa Leci si ndërmjetës. Ky i fundit është kushëri me ekzekutuesin real, Mikel Shallari.

porositesi-artan-cuku

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata ka urdhëruar policinë e Beratit dhe Fierit të bëjnë kërkime dhe të njoftojnë të pandehurit. Ata nuk kanë kthyer përgjigje dhe Gjykata vendosi sot që të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të marrë informacione se çfarë po bëhet me kërkimet për këta të dy.

Në momentin që kërkimet nuk japin rezultat, gjykata vazhdon të procedojë. Të dy janë në kërkim, ndërsa Mikel Shallari është dënuar me 10 vite për vrasjen, pasi mban statusin e bashkëpunëtorit të policisë.

/BalkanWeb/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura